Nesër nis miratimi për projektligjin e Speciales, dhe pastaj do mbahet seanca e Kuvendit

Nesër në ora 8 nis “maratona” për projektligjin e Speciales, më pas seanca e Kuvendit

Komisioni për Legjislacion pritet të mblidhet nesër në ora 08:00 për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit që lidhet me Gjykatën Speciale në Hagë.

Pas përfundimit të punës së Komisionit, projektligji pritet t’i dërgohet menjëherë Kuvendit për shqyrtim dhe votim.

Po sipas këtyre burimeve, pas mbledhjes së Komisionit pritet të bëhet kërkesa për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të votohet projektligji për Gjykatën Speciale.

Kujtojmë se Qeveria tashmë ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për vazhdimin e procedimit të saj

Artikuj të tjerë

Back to top button