
Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrëzimi i një orendie në shtëpinë e saj në Pavlan të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Shermet Elezaj.
Ai bëri të ditur se dy ditë më parë, policia ishte njoftuar se një fëmijë i gjinisë femërore ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë (më vonë në QKUK), për shkak të lëndimeve që dyshohet se i janë shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit të një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës.
Sot, të njëjtit janë njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës ju kthehet familjarëve.



