
Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Gjakova” ka njoftuar se, për shkak të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit në fshatin Krushë e Vogël, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga 14 deri më 16 tetor 2026.
Sipas njoftimit, defekti ndodhet në gypin me diametër 250 milimetra, përgjatë magjistrales Prizren-Gjakovë, në një pjesë ku thellësia e gypit arrin deri në tetë metra.
Për shkak të vështirësive teknike dhe thellësisë, sanimi i defektit kërkon më shumë kohë dhe angazhim nga ekipet përgjegjëse.
Pa furnizim me ujë pritet të mbesin fshatrat Krajk, Bregdrin, Zym dhe Shëngjergj, si dhe disa lagje të fshatit Krushë e Vogël.
“Ekipet përgjegjëse do të angazhohen në sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur dhe rekomandojmë që të sigurojnë rezerva të mjaftueshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kësaj periudhe.


