
Numri i pronave të regjistruara në emër të të dy bashkëshortëve në Kosovë është rritur nga rreth 100 në vitin 2016 në rreth 31 mijë aktualisht, sipas të dhënave të paraqitura nga kryeministri Albin Kurti.
Kurti i ka bërë këto deklarata gjatë përmbylljes së projektit PIAKOS të Qendrës për Avokim dhe Trajnime (ATRC), ku është diskutuar rëndësia e regjistrimit të pronës dhe sigurisë juridike.


