
Një person është arrestuar sonte në Fushë-Kosovë, në një operacion që ka nisur tash e disa orë dhe po vijon.Forca të shtuara policore zbarkuan pranë QKMF-së në këtë komunë, ku fillimisht u raportua se ishte vendosur një mjet shpërthyes.
Me të rrethuar zonën me shirit, policia nisi inspektimin e vendit të ngjarjes, teksa në asistencë doli edhe njësiti i zjarrfikësve.
Pak më vonë, një person u arrestua, për t’u bartur në stacion policor.
I dyshuari në fjalë i përket nacionalitetit serb, teksa edhe thirrjet e tij ishin sa kërcënuese, aq edhe nacionaliste.
Në një video të siguruar nga aksioni i policisë shihet momenti kur i dyshuari me pranga në duar futet në veturën e policisë, teksa njësitet përkatëse e kishin arrestuar në banesën e tij.


