
Kosova rrezikon seriozisht ta humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, pas dështimit të institucioneve për t’i përmbushur detyrimet e marra.
Këtë rrezik e ka konfirmuar Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG), përmes një letre zyrtare të datës 15 tetor 2026.
Letra u është adresuar kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Në të thuhet se institucionet nuk i janë përgjigjur as letrës së mëparshme, të dërguar më 21 shtator.
Për më tepër, garancia bankare ose e sigurimit, e kërkuar që nga janari, ende mungon. Nuk janë paguar as tarifat e qershorit.
Komiteti paralajmëron se këto probleme e vënë në rrezik serioz organizimin e Lojërave Mesdhetare.
“Vështirësi që në mënyrë të pashmangshme e vënë në rrezik serioz përgatitjen dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030”, thuhet në letër. [Përkthim nga anglishtja]
Më 19 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv do ta shqyrtojë situatën dhe do të miratojë propozimin për mbledhjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme.
Kjo asamble do të vendosë për të ardhmen e Lojërave Mesdhetare 2030. Pra, organizimi ende nuk i është hequr Kosovës.
Albin KurtiKryeministri i Republikës së KosovësDeputet s’u bë, zëvendësministër po: Viktor Buzhala emërohet i dyti në Ministrinë e Brendshme
Ndaj kësaj letre ka reaguar ashpër kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke fajësuar Qeverinë dhe Komitetin Organizativ.
“KOSOVA NË PRAG TË HUMBJES SË ‘LOJËRAVE MESDHETARE 2030’!”, shkroi Rama në Facebook.
Ai tha se Prishtina ka përgatitur masterplanin, ka përcaktuar projektet dhe vendndodhjet, të cilat janë votuar në Kuvendin Komunal.
“Tash, kur është radha e Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, në krye të të cilit Albin Kurti e ka vendosur vetveten, si asnjë shtet tjetër, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi historike!”
Rama e përfundoi reagimin me fjalët se “kjo është humbja ma e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj!”



