Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet Ç.Zh. më datë 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, tek “R.M.T” i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, ka grabitur rreth 8.000 euro, pasi ka kërcënuar punonjësen dhe ka marrë paratë nga dollapi ku mbaheshin ato.

Më tutje thuhet se I pandehuri Ç.Zh. ka qenë në arrati, ndërsa më datë 15 tetor 2026 është arrestuar. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

Me këto veprime i pandehuri Ç.Zh. ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button