Një foshnje në Gjilan ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta, rasti po hetohet nga policia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin, ku një foshnjë vetëm dy muajshe ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.

Sipas Policisë së Kosovës, foshnja ishte dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e foshnjës, ndërsa rasti është regjistruar si vdekje e dyshimtë.

Ngjarja është raportuar më 14 tetor 2026, rreth orës 12:15.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e shkakut të vdekjes.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në humbjen e jetës së foshnjës.

Artikuj të tjerë

Back to top button