
Një aksion i policisë kundër posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zhvilluar pasditen e 15 tetorit në Gjilan.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit i njohur me nofkën “Striqka”.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 4.83 gramë marihuanë.
Pas këtij veprimi, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin, ndërkaq hetimet janë në vazhdim.



