
Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik ku një 29 vjeçar u vra në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Dorasi i dyshuar nga Policia e Kosovës ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në arrati.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani tha se i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati dhe se njësitet policore po punojnë rreth kapjes së tij.
Lidhur me rastin, dyshohet se 29-vjeçari u vra nga babai i tij, Remzi Arifi.
Viktima u varros të shtunën që lamë pas në fshatin Pogragjë të Gjilanit.



