
Një rast i posedimit të armës u regjistrua në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ku një i mitur është kapur me armë zjarri.
Rreth orës 02:22 të datës 16 tetor njësitet policore kanë vërejtur një person të dyshuar, duke ikur pasi kishte parë nga larg një patrullë policie, pas ndjekjes, zyrtarët policor kishin arritur ta ndalonin të dyshuarin.
Bëhet fjalë për një të mitur rreth 16-vjeçar, te i cili gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë “Zoraki”, me karikator dhe dy fishekë të kalibrit 9×19 mm.
I mituri është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me vendim të prokurores, i mituri është ndaluar për 48 orë.



