KRU “Prishtina” i’u cakton afat konsumatorëve dhjetë ditë për kryrjen e pagesave

Ujësjellësi “Prishtina” u jep 10 ditë afat për pagesën e faturave konsumatorëve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka lëshuar paralajmërime për konsumatorët e shtatë komunave, duke u dhënë afat prej 10 ditësh për pagesën e faturave të ujit. Në të kundërtën, konsumatorët që nuk i shlyejnë obligimet e tyre do të përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë.

Përmes njoftimeve të veçanta, KRU “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët e komunave të Prishtinës, Lipjanit, Graçanicës, Fushë Kosovës, Podujevës, Shtimes, Drenasit dhe Obiliqit se duhet t’i kryejnë pagesat brenda afatit të përcaktuar.

Në njoftimin drejtuar konsumatorëve të Lipjanit, kompania ka bërë të ditur se ata kanë 10 ditë afat për pagesën e faturave të ujit.

“Të nderuar konsumatorë të Lipjanit, ju njoftojmë se keni 10 ditë afat për pagesën e faturave të ujit. Pas përfundimit të këtij afati, konsumatorët që nuk i kanë shlyer obligimet e tyre do të përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë”, thuhet në njoftim.

Paralajmërim të njëjtë ujësjellësi ka lëshuar edhe për konsumatorët e Graçanicës, duke kërkuar që obligimet për faturat e ujit të shlyhen brenda 10 ditësh.

“Ju lutemi që pagesat t’i kryeni me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme”, thuhet në njoftimin për konsumatorët e kësaj komune.

Edhe banorët e Fushë Kosovës janë njoftuar se kanë në dispozicion 10 ditë për t’i paguar faturat e ujit. Sipas kompanisë, pas përfundimit të këtij afati, konsumatorët që nuk i kanë shlyer obligimet do të përballen me ndërprerje të furnizimit.

Njoftim i ngjashëm është publikuar edhe për konsumatorët e Podujevës, të cilëve u është kërkuar që pagesat t’i kryejnë me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme.

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar gjithashtu konsumatorët e Shtimes se mospagesa e faturave brenda afatit 10-ditor do të pasohet me ndërprerjen e furnizimit me ujë për ata që nuk i kanë shlyer obligimet.

Ndërkaq, edhe për konsumatorët e Drenasit është lëshuar paralajmërimi i njëjtë, duke u bërë thirrje që të kryejnë pagesat brenda afatit të përcaktuar.

Në të gjitha njoftimet, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka përsëritur kërkesën që konsumatorët t’i shlyejnë obligimet me kohë.

“Ju lutemi që pagesat t’i kryeni me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimet e kompanisë.

Një paralajmërim i tillë është lëshuar më 15 tetor edhe për konsumatorët e Prishtinës, të cilëve KRU “Prishtina” u ka dhënë afat prej 10 ditësh për pagesën e faturave të ujit.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të këtij afati, konsumatorët që nuk i kanë shlyer obligimet e tyre do të përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë.

Kompania u ka bërë thirrje edhe konsumatorëve të kryeqytetit që t’i kryejnë pagesat me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme.

Edhe për konsumatorët e Obiliqit, KRU “Prishtina” ka lëshuar paralajmërim të njëjtë, duke u dhënë afat prej 10 ditësh për pagesën e faturave të ujit.

Artikuj të tjerë

Back to top button