Kërkohet hetim i dhunës policore ndaj të miturve në protestat e Tiranës dhe më gjerë

Për ditën e pestë me radhë të rinjtë janë duke protestuar në Tiranë.

Ndërkaq nga këto protesta ka pasur edhe dhunë fizike me shkop me mjete te forta ndaj protestuesve dhe të miturve, ndërkaq tashmë kane filluar hetimet lidhur me dhunën policore ndaj protestuesve

Fillimisht protestuesit ishin vendosur te Ministria e Arsimit ku qëndruan tre deri katër orë.

Policia ka përdorur edhe plumba gome për t’i shpërndarë protestuesit.

Më pas, në orën 15:00 të njëjtit kanë marshuar drejt objektit të Kryeministrisë. Sapo protestuesit kanë arritur para objektit, Policia ka filluar gjuatjejn e gazit lotsjellës dhe topave me ujë për t’i larguar protestuesit.

Nga ana tjetër, protestuesit kanë vazhduar me gjuajtjen e gurëve, tymueseve e gjësendeve të tjera. Përveç në Tiranë, të rinjtë po protestojnë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

Disa policë civilë, me fytyrat e mbuluara me maska kundër gazit lotsjellës, janë parë në terasën e objektit të Kryeministrisë në Tiranë.

Pamjet janë publikuar nga Euronews Albania.

Ndërkohë, protestuesit vazhdojnë të përplasen me policët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Artikuj të tjerë

Back to top button