
Dhjetë persona janë lënduar gjatë protestës së sotme, më 17.10.2026, në Tiranë.
Sipas raportimit të Euronews Albania, deri në orën 17:00, në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, janë paraqitur 10 protestues të lënduar, njëri prej të cilëve është shtruar në spital. Tre të tjerë kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali.
Po ashtu, katër efektivë policie kanë marrë ndihmë mjekësore, dy prej të cilëve janë larguar nga spitali, ndërsa është raportuar edhe për një kalimtar të lënduar.
Ndërkohë, një tjetër person është shtruar në spital, duke e çuar në 10 numrin e të lënduarve të raportuar gjatë ditës së sotme.
Sipas të njëjtit raportim, gjendja shëndetësore e të lënduarve, përfshirë protestuesit, efektivët e policisë dhe kalimtarët, është stabile dhe nuk paraqesin probleme serioze, me përjashtim të një protestueseje, e cila ndodhet në gjendje më të rëndë dhe ka nevojë për trajtim të mëtejshëm.



