Skandal në Spitalin Amerikan në Prishtinë: Nënës i’u dorëzua foshnja e gabuar, spitalit i shqiptohet vetëm një vërejtje me shkrim

Një gabim skandaloz u zbulua ne Spitalin Amerikan në Prishtinë ku nënës i’u dorëzua nje foshnje tjeter. Ngjarja u zbulua pasi nëna i kishte bërë foshnjës së saj një foto një ditë më herët, dhe kjo ka bërë që gabimi të zbulohet.

Lidhur me rastin është informuar dhe Inspektorati Shëndetësor i cili e ka trajtuar më tutje këtë rast.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Veriun.info, Inspektorati ka konstatuar mangësi në procedurën e identifikimit dhe verifikimit të foshnjave. Infermierja që e kishte dorëzuar foshnjën nuk ishte e deklaruar dhe e licencuar në sistemin përkatës për të punuar në atë spital.

Megjithatë, spitalit i është shqiptuar vetëm vërejtje me shkrim.

Ligji për Shëndetësi parasheh masa për shkeljen e normave të sigurisë mjekësore, ndërsa Ligji për të Drejtat e Pacientëve parasheh gjoba për kundërvajtje të caktuara që cenojnë të drejtat e tyre. Edhe shkeljet që lidhen me licencimin trajtohen veçmas me ligj.

Pronari i Spitalit Amerikan është Klodian Allajbeu, nderkaq rrethanat tjera priten të sqarohen

Artikuj të tjerë

Back to top button