
Komuna e Prishtinës ka lidhur një kontratë publike kornizë në vlerë indikative prej 300 mijë eurosh për rrënimin e objekteve pa leje. Dokumentet e kontratës zbulojnë çmime të ndryshme për angazhimin e makinerive, punëtorëve fizikë dhe kryerjen e punimeve të tjera. Në mesin e tyre figuron edhe tarifa prej 30 eurosh për orë për angazhimin e punëtorëve fizikë.
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar një kontratë publike kornizë për rrënimin e objekteve pa leje, e cila mund t’i kushtojë buxhetit komunal deri në 300 mijë euro, sipas vlerës indikative të përcaktuar në dokumentin kontraktual.
Kontrata me numër prokurimi 616-26-3546-5-2-1, e titulluar “Rrënimi i objekteve pa leje në Komunën e Prishtinës”, është lidhur me grupin e operatorëve ekonomikë “Dardania” SH.P.K. dhe “Clean Work Sh.P.K.”, me datë 10 shtator 2026.



