Raportimet për “arrestime të personave zyrtarë” reagon Prokuroria e Shtetit, mediat të bazohen vetëm në informacione zyrtare

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që të bazohen vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga institucioni, lidhur me raportimet e fundit për “arrestime të personave zyrtarë”.

Në një deklaratë në Facebook, kjo zyrë ka bërë të ditur se raportimet dhe shkrimet e shpërndara nga disa individë dhe media të caktuara gjatë ditëve të fundit kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike.

“Për çështjet që ndërlidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit, të bazoheni vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga vetë institucioni, si dhe të shmangni çdo informacion tjetër që nuk është zyrtar dhe i konfirmuar”, thuhet në deklaratë

Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit, thotë se ka siguruar qytetarët se çdo rast penal do të trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.

“Kryeprokurori i Shtetit siguron qytetarët e vendit se do të kujdeset që institucioni i Prokurorit të Shtetit të trajtojë çdo rast penal në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë”

Artikuj të tjerë

Back to top button