Zhduket 54-vjeçari nga Gjakova, familja dyshon se shkak mund të jenë borxhet dhe problemet financiare që kishte

Një 54-vjeçar nga Gjakova është raportuar i zhdukur pasi është larguar nga banesa mëngjesin e 13 tetorit dhe nuk është kthyer më. Familjarët janë të shqetësuar për fatin e tij, ndërsa deri në raportimin e rastit nuk kishin arritur të siguronin informacione për vendndodhjen e tij.

Bëhet fjalë për Avdi Qunin, banor i rrugës “Ali Ibra” në Gjakovë, i cili, sipas raportimeve, është larguar nga shtëpia rreth orës 07:00 të mëngjesit duke mos u kthyer më

Bashkëshortja e tij, Dusha Quni, ka deklaruar se dyshon që largimi i bashkëshortit mund të jetë i lidhur me problemet financiare me të cilat ai po përballej. Sipas saj, borxhet dhe pamundësia për të punuar e për t’i shlyer ato mund ta kenë shtyrë të largohet.

Ajo dyshon gjithashtu se 54-vjeçari mund të jetë larguar për të shmangur kontaktin me personat ndaj të cilëve kishte detyrime financiare.

Shqetësim shtesë për familjen paraqet fakti se ai nuk ka telefon me vete dhe, sipas bashkëshortes, dhe se ai nuk di ta përdorë telefonin, rasti është iniciuar si “person i zhdukur” ndërkaq rrethanat e largimit ende nuk dihen.

Artikuj të tjerë

Back to top button