Rekomandimi i Pedrit për Yamalin: Ai është më i miri në botë, por s’duhet krahasuar me Messin

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, i ka bërë thirrje Lamine Yamalit që të qëndrojë i qetë dhe të fokusohet në zhvillimin e tij personal, duke e paralajmëruar që të shmangë krahasimet e rënda me legjendën Lionel Messi.

Pedri vlerësoi lart aftësinë e adoleshentit për të bërë diferencën me driblime, gola dhe asistime.

 Gjithmonë e kam parë të etur për të shkëlqyer dhe për t’u kënaqur në fushë. E kupton që e do lojën kur merr topin”, u shpreh ai.

 Megjithatë, ylli spanjoll theksoi se krahasimet me Messin i sjellin presion të panevojshëm yllit të ri dhe se atij duhet t’i jepet liria të rritet pa u shpërqendruar nga pritshmëritë.

 Ai nuk duhet ta krahasojë veten me askënd, e aq më pak me Messin, që është lojtari më i mirë në histori. Duhet të qëndrojë i qetë dhe gjithçka do të vijë natyrshëm. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe ne duhet ta ndihmojmë të qëndrojë i relaksuar”, përfundoi Pedri.

Artikuj të tjerë

Back to top button