Një person në Skenderaj raporton në polici fqinjin e tij pasi i’a goditi qenin me armë gjuetie, policia bastis shtëpinë e të dyshuarit

Në Skenderaj është raportuar një rast ku një qytetar ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të qenit të fqinjit të tij.

Pronari i qenit ka raportuar menjëherë rastin në polici, ndërkaq polivia ka ndërhyrë në rast pas marrjes së denoncimit.
Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe kanë sekuestruar një armë gjuetie, që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button