Pejë, hyri në barnatore i armatosur për të vjedhur identifikohet i dyshuari dhe arrestohet

Më 12 tetor 2026, rreth orës 19:15, Policia është njoftuar për një incident të ndodhur në një barnatore në rrugën “Bekim Berisha – Abeja”, në Pejë.

Sipas informatave fillestare, rreth orës 19:10, një person i armatosur me thikë kishte hyrë në barnatore me qëllim që të kryej grabitje.

Me të vërejtur se brenda objektit ndodheshin disa persona, i dyshuari, identiteti i të cilit në atë kohë ishte i panjohur, ishte larguar në drejtim të panjohur, pa ndërmarrë veprime të tjera.

Lidhur me këtë Njësitet përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast për veprën penale “Grabitje në tentativë”.

Më tutje Sektori Rajonal i Hetimeve ka ndërmarrë veprime intensive hetimore me qëllim të identifikimit

dhe arrestimit të personit të dyshuar.

Si rezultat i këtyre veprimeve, është identifikuar i dyshuari K. Z., mashkull i moshës madhore, i cili më 21 tetor 2026 është arrestuar në qytetin e Pejës.

Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme procedurale, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të tjerë

Back to top button