Sot mblidhet Kuvendi, kjo është agjenda

Sot me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca e rregullt plenare e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë edhe votimi i Propozimit të Grupit Parlamentar Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Po ashtu, si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, pastaj do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Artikuj të tjerë

Back to top button