Policia zhvillon aksion kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër kontrabandës me mallra në veri të vendit, njoftoi Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit, operacioni po zhvillohet më 22 tetor, në disa lokacione, bazuar në një urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

Aksioni po realizohet në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe institucione të tjera relevante.

Policia bëri të ditur se detajet e tjera për operacionin do të publikohen gjatë ditës.

Artikuj të tjerë

Back to top button