Kanosën një person me thikë në Klinë, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kanosje me thikë ndaj një personi tjetër në Klinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që është raportuar se të njëjtit kishin kanosur me një mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./

Artikuj të tjerë

Back to top button