515 rekrutë të FSK-së betohen në një ceremoni solemne, kjo gjenerata më e madhe deri më tani

Në një ceremoni solemne, 515 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhanë betimin, duke u zotuar për besnikëri ndaj Republikës së Kosovës, respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, si dhe përkushtim në përmbushjen e misionit të tyre në shërbim të atdheut.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, familjarë të rekrutëve, përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Artikuj të tjerë

Back to top button