Policia po heton rastin e një 41-vjeçarjeje e cila kishte rënë nga objekti i një ndërtese në Ferizaj

Një grua 41-vjeçe ka rënë të premten e datës 23 tetor nga ballkoni i katit të dytë të një ndërtese në rrugën “Qamil Ilazi” në Ferizaj dhe pas ndihmës në Qendrën Emergjente të Ferizajt është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

“Rreth orës 14:20 sot jemi njoftuar se një grua kishte rënë nga kati i dytë i një ndërtese banesore në rrugën ‘Qamil Ilazi’ në Ferizaj” ka thënë Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt.

Lidhur me rastin 41 vjeçarja u pranua për trajtim mjekësor në Ferizaj, nderkaq më pas u transferua në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Ai ka bërë të ditur se Njësia e Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e rastit.

Artikuj të tjerë

Back to top button