Mashtronte qytetarët me profile të rreme për përfitime financiare, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka mashtruar qytetarë përmes profileve të rreme në rrjete sociale, duke përfituar para në emër të ndihmave sociale dhe duke u paraqitur në disa raste si person zyrtar.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte përdorur identitete të rreme për të kontaktuar persona të ndryshëm dhe për t’u marrë para, ndërsa në raste të caktuara u kishte premtuar ndihmë për zgjidhjen e çështjeve ligjore.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari në disa raste ishte prezantuar si zyrtar, duke i bindur qytetarët se kishte mundësi t’i ndihmonte në procedura të ndryshme ligjore.Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Autoritetet nuk kanë bërë të ditur shumën e parave që dyshohet se ka përfituar përmes këtyre veprimeve, as numrin e personave të dëmtuar.

Artikuj të tjerë

Back to top button