Detaje të reja të aksidentit në Mitrovicë mes veturës dhe motoçiklistit: Konfirmohet se 41-vjeçari është në gjendje të rëndë

Një person është dërguar në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë pas një aksidenti të trafikut me motoçikletë.

Tashmë konfirmohet se gjendja e pacientit është e rëndë dhe jo stabile për jetën

“Një pacient është sjellur në spitalin e Mitrovicës mashkull i vitit 1985, aksident me motor. Personi i hospitalizuar pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme në QE, konstatohet se pacienti ka politraumë të rëndë, dhe se gjendja e tij është jo stabile për jetën” thuhet nga spitali rajonal i Mitrovicës

“Pacienti po dergohet në sallë operative nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit, pastaj vazhdon trajtimin në MIQ” thuhet në përgjigjje.

Artikuj të tjerë

Back to top button