27-vjeçari nga Klina dyshohet se e sulmoi motren brenda ordinancës stomatologjike

Një vizitë te dentisti në Klinë ka përfunduar me një rast të dyshuar të dhunës në familje.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 17:48, në njërën nga ordinancat stomatologjike në Klinë.

Sipas informacioneve të siguruara, një 27-vjeçar dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka kapur motrën e tij 37-vjeçare për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë jashtë ordinancës.

Policia ka intervenuar në vendngjarje dhe i ka shoqëruar të dy personat në stacion. Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorinë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Dhuna në familje”.

Me vendim të Prokurorisë, 27-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

Artikuj të tjerë

Back to top button