
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen për aplikim në Programin e Kuponëve për kopshte, i cili synon të mbështesë familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale.
Nga ky program mund të përfitojnë familjet që kanë fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç dhe që janë banorë të komunave të përfshira në këtë thirrje.
Aplikimi është i hapur për familjet që jetojnë në Vushtrri, Gjilan, Prishtinë, Pejë, Drenas, Lipjan, Ferizaj, Shtime, Viti, Fushë Kosovë, Suharekë, Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Klinë, Prizren, Obiliq dhe Podujevë.



