Mijëra euro për mirëmbajtjen e blloqeve A3, A4 dhe A5, KEK-u nënshkruan kontratë në vlerë mbi 94 mijë euro

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, punët do të kryhen nga kompania “Monting Energjetika” SH.P.K., me seli në Prishtinë.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 94 mijë e 598 euro e 24 centë për mirëmbajtjen preventive dhe remontin e furnizuesve të thëngjillit në blloqet A3, A4 dhe A5 të Termocentralit Kosova A.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte 120 mijë euro, ndërsa ajo është nënshkruar për 94,598.24 euro, që është edhe oferta me çmimin më të ulët.

Në procedurën e prokurimit kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë dhe që të dy tenderët janë vlerësuar si të përgjegjshëm.

Kontrata është nënshkruar më 19 nëntor 2026 dhe ka të bëjë me mirëmbajtjen e pajisjeve rrotulluese të kaldajave, të cilat funksionojnë 24 orë në ditë dhe janë pjesë vitale e operimit të blloqeve. Sipas dokumentit, secili bllok ka nga tetë furnizues të thëngjillit

Artikuj të tjerë

Back to top button