
Policia e Kosovës ka sekuestruar një pistoletë dhe shtatë fishekë gjatë një kontrolli të realizuar në rrugën “Martin Camaj” në Pejë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 19:30, kur zyrtarët policorë ndaluan një automjet në një pikë kontrolli.
Gjatë kontrollit, në posedim të drejtuesit të automjetit është gjetur një pistoletë me karikator dhe shtatë fishekë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me rekomandimin e të cilit është iniciuar rast penal për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.



