Ballina

Abdixhiku nesër voton në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nesër do të votojë në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, në orën në orën 10:00, ka bërë të ditur LDK.

LDK në këtë njoftim ka falënderuar edhe mediat.

“Duke ju falënderuar të gjitha mediat që na keni përcjellë gjatë gjithë këtij muaji dhe drejt e pastër keni transmetuar mesazhet tona te qytetarët, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për profesionalizmin tuaj gjatë kësaj fushate. Raportimi i saktë, i paanshëm dhe i përgjegjshëm është jetik për një demokraci të shëndetshme në vendin tonë, dhe ju keni treguar një përkushtim të madh në këtë drejtim. Prandaj faleminderit!”.

Po ashtu, LDK tha që nesër gjatë gjithë ditës LDK do të mbajë konferenca për media.

Konferencat mbahen në Selinë Qendrore të kësaj partie.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button