Ballina
I plagosuri në Klinë dhe të dyshuarit janë nga i njëjti fshat, detaje të reja nga gjuajtja me armë

Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar sonte në Klinë, si pasojë e të cilave, burimet e GazetësDemos bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur dhe një tjetër është rrahur me mjete të forta.
Përleshja ku u përdor edhe arma ndodhi në qendër të qytetit, në afërsi të marketit “QTA”.
Të njëjtat burime po ashtu konfirmojnë se viktimat dhe dorasitë janë nga i njëjti fshat i qytetit të Klinës.
Bëhet fjalë për fshatin Jashanicë.
Motivet e rastit ende janë të panjohura, teksa Policia dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendngjarje ku dhe po merren me rastin.