Ballina
Aksion në mesnatë, Policia arreston gjashtë serbë në veri të Mitrovicës

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar mbrëmë pas mesnate disa persona në rrugën “Kralja Petra I”, afër bankës NLB në Mitrovicë të Veriut.
Gjashtë serbë u lidhën në rrugë dhe më pas u futën në automjetet e policisë e u dërguan në stacion.
Rrethanat e rastit ose arsyeja e arrestimit të këtyre personave nuk dihen ende.