Basha: Haxhiu përsëri kandidate, opozita është futur në rrugë pa krye

Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha tha se Albulena Haxhiu është sërish kandidate për kryetare të Kuvendit. Shtoi se opozita duhet ta zhbllokojë procesin, raporton EO.

“Presim zhbllokim të kuvendit. Qytetarët kanë votuar për parlament dhe presin një qeveri të re. Është e paarsyeshme që votimin e hapur e refuzojnë, po ashtu edhe votimin e fshehtë. Kemi ofruar dhe koalicion dhe para qytetarëve kemi dalë faqebardhë. Besoj që opozita e ka radhën ta zhbllokojë Kuvendin. Me kushtetutë na takon propozimi neve. Është e drejtë jona. S’besoj që z. Haxhiu është problemi. Ata janë futur në një rrugë pa krye. Besoj që tash duhet ta zhbllokojnë”, tha Basha.

Basha tha se ofroi një zgjidhje për zhbllokimin e Kuvendit dhe të qeverisë, por ajo është refuzuar nga LDK-ja

“Ne e kemi pasur ofertën për LDK-në, që të zhbllokohet Kuvendi dhe qeveria. Kanë qenë në tavolinë të hapur të gjitha mundësitë, por ka refuzuar LDK-ja. Ajo po refuzon të vijë pa PDK-në. Ne me PDK-në jemi të qartë se nuk bëjmë. Po besoj që tash e tutje të ketë zhvillime të reja. Kurti ka dhënë alternativa të ndryshme për të dalë nga ky ngërç”, tha Basha.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button