Ballina
Raportohet se eskorta e Kurtit u godit me vezë gjatë vizitës për përurimin e çerdhes në Skenderaj

Një incident po raportohet se ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje në këtë komunë.
Sipas Sinjalit, gjatë lëvizjes së eskortës së Kurtit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.
TandemPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës për detaje zyrtare.