BallinaLajme

26-vjetori i Çlirimit të Prishtinës shënohet me një varg aktivitetesh

Për nder të 26-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, gjatë ditës së sotme u zhvilluan një sërë aktivitetesh, organizuar nga pushteti komunal i Prishtinës.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, me bashkëpunëtorë bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania. Ai me këtë rast çmoi lart sakrificën e të rënve për lirinë e Kosovës.

Më pas, nderime bënë pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.

Për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës u mbajt edhe seanca solemne e Kuvendin Komunal për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës

Gjatë ditës, në kuadër të këtyre aktiviteteve, u përurua Parku “Bardha” në lagjen Veternik.

Është paraparë edhe pritje në Odën e Kryetarit për dy ekipet e “Ndeshjes me Yje” , ndërsa,sonte në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet “Ndeshja me yje”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button