Eksluzive : Enver Hoxhaj do të jetë kandidat për kryetar të Suharekës nga PDK-ja

Data për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale, është më 12 tetor të këtij viti, ndërsa për të parin e komunës së Suharekës do të jetë Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës.
Burimet e TandemPress brenda kryesisë qendrore të PDK-së kanë bërë të ditur se emri i deputetit Enver Hoxhaj do të jetë kandidat për kryetar të Suharekës.
Por degën e PDK-së, në Suharekë tash e dy vite e udhëheqë Dardan Berisha mbetet të shihet në rast se Enver Hoxhaj do t’ia lë synimin Berishës për të parin e Suharekës.
Tani subjektet politike si AAK, PDK dhe LDK në Suharekë kanë kandidatët e tyre për të parin e kësaj komune, zyrtarisht ende nuk janë shpallur përveç kryetarit Bali Muharremaj nga radhët e AAK-së.
TandemPress ka raportuar eksluzivisht se nga LDK-ja dega në këtë komunë do të jetë Ardian Shala.