Lajm i mirë për Mitrovicën: Po ndërtohet rruga “Cen Stantërgu”, Zhabari lidhet me Liqenin Akumulues

Komuna e Mitrovicës ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugës “Cen Stantërgu”, një projekt ky me vlerë prej 1 milion e 130 mijë euro, i cili pritet të sjellë përfitime të mëdha për banorët e kësaj zone.
Ky investim i rëndësishëm realizohet edhe me mbështetjen e MAPL-së dhe do të mundësojë lidhjen e Zhabarit me Mitrovicën përgjatë lumit Ibër, duke e shtrirë rrugën deri te Liqeni Akumulues.
Përveç përmirësimit të infrastrukturës, ky projekt do t’i shtojë qytetit edhe hapësira të reja rekreative, duke krijuar më shumë mundësi për çlodhje, aktivitete në natyrë dhe qasje më të lehtë për banorët e dy vendbanimeve të frekuentuara.
Ndërtimi i kësaj rruge është kërkuar prej vitesh nga banorët, ndërsa tani, me hapjen zyrtare të tenderit, projekti po hyn në fazën e realizimit.