A do të bëhet nesër Qeveria, flasin qytetarët

Qytetarët shprehen skeptikë se Kosova të dielën do të bëhet me qeveri të re.

Ata thonë se mandatari për formimin e qeverisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka votat e nevojshme. Disa prej tyre theksuan se Albin Kurti ka dëmtuar marrëdhëniet me vendet partnere, ndërsa të tjerët shprehen se qeveria do të ishte dashur të ishte formuar qëmoti nëse partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit do t’i kishte votat.

Agim Fushnica thotë se mandatari për formimin e qeverisë Albin Kurti do ta ketë të vështirë të sigurojë votat e nevojshme.

Ndërsa Zeqir Dervishi mendon se qeveri ishte dashur të formohej shumë kohë më parë, por sipas tij, nuk ka pasur vullnet të partive për një gjë të tillë.

Sokol Avdiu shprehet pesimist nëse qeveria do të kalojë të dielën në votim, pasi sipas tij mungojnë votat e nevojshme, raporton KP.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet më 26 tetor nga ora 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës zgjedhjen e qeverisë së re. Mandatari për formimin e qeverisë Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje do ta paraqesë kabinetin e tij qeveritar dhe programin qeveritar, i cili më pas do të hidhet në votim. Nëse nuk merr 61 votat e nevojshme, atëherë presidentja Vjosa Osmani mandatin do t’ia jep një kandidati tjetër.

Në rast dështimi edhe për herë të dytë, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh sipas afateve kushtetuese.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button