Deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne në shënim të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës.
Në rend dite është pika kushtuar kësaj dite përkujtimore, e cila shënohet nën moton “Ma kthe dritën”.
E në fillim të seancës, për nder të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ndezur qirinj.


