Aksident afër QKUK-së, një person mbetet i shtrirë në rrugë

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Nga policia thuhet se aksidenti ka ndodhor ndërmjet një motociklete dhe një këmbësori, ku si pasojë është lënduar një person.

‘’Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor, si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në njoftimin e PK.

Artikuj të tjerë

Back to top button