Aksident i rëndë në Prizren, vetura me targa të huaja përfundon në mur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në dalje të Prizrenit, në aksin rrugor që çon drejt Kukësit.

Një automjet me targa të huaja është përplasur me një kamionçinë, ndërsa pas goditjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në murin rrethues të një servisi automjetesh.

Si pasojë e aksidentit, dy persona që ndodheshin në automjet kanë mbetur të lënduar.

Ata janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar me ambulancë në Urgjencën e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Një punonjës i servisit, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes, ka treguar se përplasja ka ndodhur brenda pak sekondash dhe ka qenë tejet e fuqishme.

Detaje të tjera rreth gjendjes së të lënduarve dhe shkaqeve të aksidentit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet.// TCh

Artikuj të tjerë

Back to top button