Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy vetuave që ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova deklaroi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 14:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Sadik Rama’, në Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasoje e këtij aksidenti 3 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Artikuj të tjerë

Back to top button