Aksident në Jarinjë, vetura del nga rruga dhe rrokulliset, lëndohet foshnja 6 muajshe

Një aksident trafiku me pasoja të rënda ka ndodhur të mërkurën, më 24 dhjetor në Jarinjë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Sipas informatave, në aksident është përfshirë një veturë me tabela të Novi Pazarit.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një foshnje 6-muajshe, e cila ishte pasagjere në automjet.

Njësiti i trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet preliminare tregojnë se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku automjeti ka humbur kontrollin, ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.

Foshnja e lënduar është transportuar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Veriut, ndërsa gjendja e saj po monitorohet nga stafi mjekësor.

Rasti është iniciuar dhe hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button