FSK organizon “Garën e ushtarit më të mirë 2026”, pjesëmarrëse ekipe ushtarake nga NATO-ja dhe shtetet partnere

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e realizuar “Garën e ushtarit më të mirë 2026”.

Bëhet e ditur se në të po marrin pjesë ekipet ushtarake nga vendet e NATO-s dhe shteteve partnere: Ajova-ShBA, Corps V- ShBA, Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria.

Kjo garë po zhvillohet në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku po realizohet gara ndërkombëtare duke sfiduar pjesëmarrësit në shkathtësitë fizike e ushtarake.

Artikuj të tjerë

Back to top button