Aksident në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, një person i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të pikës së karburanteve “Ballkani Petrol”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, e cila po merret me dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti.” Rasti është nën hetim”, tha Veseli.

Artikuj të tjerë

Back to top button