Aksion i Doganës në Prishtinë, zbulohen 113 telefona të kontrabanduar

Dogana e Kosovës ka zbuluar 113 telefona mobilë të dyshuar si të kontrabanduar, gjatë një aksioni kontrolli të zhvilluar mbrëmjen e së premtes në një biznes që merret me shitjen e telefonave dhe në një banesë në afërsi të tij.

Mes pajisjeve të ndaluara kishte telefona të markave Apple iPhone, Samsung, Xiaomi, Google Pixel, OnePlus dhe Huawei.
Sipas Doganës, personi përgjegjës nuk kishte dokumentacion që dëshmonte importimin e ligjshëm të telefonave dhe pagesën e detyrimeve doganore.

Telefonat janë ndaluar, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar për t’u proceduar në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button