Aleanca mbledh strukturat nesër në Prishtinë, Gjini shpalos platformën politike

Aleanca do të mbajë të shtunën një takim të gjerë me strukturat e saj, ku kryetari i partisë, Ardian Gjini, do të prezantojë platformën politike dhe strategjinë e ardhshme për zhvillimin e Kosovës.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në orën 16:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Në këtë takim, Gjini pritet të shpalosë orientimet politike të Aleancës dhe planet e partisë për fazën e ardhshme, me fokus në zhvillimin e vendit.

Takimi do të jetë i hapur për media, ndërsa Aleanca ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje

Artikuj të tjerë

Back to top button